Politike

“Vuri ministre shoqen e gruas”, kryeministri Edi Rama tregon si u zgjodh Anila Denaj

14 Shkurt 2019, 22:03 Nga DOSJA
“Vuri ministre shoqen e gruas”, kryeministri Edi Rama tregon si u

I ftuar në “Real Story” me Sokol Ballën, kryeministri Edi Rama i dha përgjigje akuzës së Berishës se Anila Denaj u vu ministre e financave për shkak të marrëdhënies që ka me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Rama u shpreh se Denaj është zgjedhur për të drejtuar dikasterin e Financave të vendit, për shkak të punës së saj në Fondin e Sigurimeve Shoqërore.

Unë e kam zgjedhur, si rezultat i njohjes që kam pasur nga puna që ka bërë në Fondin e Sigurimeve Shoqërore. Ashtu siç kam njohur Besa Shahinin në punën e saj si zëvendësministre e Arsimit,”- u shpreh kryeministri Rama.

Para disa ditësh i ftuar në emisionin “Opinion” ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse shoqërohesh me gruan e kryeministrit Edi Rama bëhesh ministre.

“Nëse ti merr përsipër të drekosh dy muaj rresht me Linda Bashën, atëherë ti do të bëhesh ministre! Shko pyet Besa Shaninin, shko pyet Belinda Ballukun (Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë) Madam falimentimi, (Anila Denaj) pasi e falimentoi Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, kjo merr financat e shtetit. Po pse? Për lidhjen që ka me Linda Ramën. Dy muaj kafe dhe ndonjë sushi dhe e sheh sesi përfundon Ministër,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj edi rama linda rama ministre e financave sali berisha anila denaj edi rama linda rama ministre e financave sali berisha

Sondazh

Poll