Politike

Protesta e opozitës, Kryeministria merr masa në raste sulmi (Foto)

14 Shkurt 2019, 19:10 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Kryeministria merr masa në raste sulmi (Foto)

Opozita ka paralajmëruar një protestë popullore që është planifikuar të mbahet më datë 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

Ndërkohë vetëm dy ditë para protestës Kryeministria ka marrë masa në raste sulmi nga opozita. Siç shihet në foto e mëposhtme shihen disa persona që mbulojnë hyrjen e godinës qeveritare.

Ditën e sotme opozita është përplasur me policinë e Tiranës për lejen dhe koordinatat e protestës. Policia e Tiranës ka refuzuar lejen për protestë pa afat të Partisë Demokratike. Selia blu në kërkesën drejtuar policisë kërkonte që leja për tubim të ishte pa një afat të përcaktuar se kur do të mbaronte. Por, kërkesa është kthyer me argumentin që të specifikohet data se kur do të mbyllet tubimi para selisë së qeverisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryeministria merr masa policia e tiranes protesta e 16 shkurtit protesta e opozites kryeministria merr masa policia e tiranes protesta e 16 shkurtit protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2019, 15:42

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:“Ky është një moment me rëndësi për Shqip...