Politike

U shqetësua për të drejtat e opozitës, Fuga-Presidentit të PPE-së: Hodhën bojë mbi Kryeministrin

14 Shkurt 2019, 20:02 Nga DOSJA
U shqetësua për të drejtat e opozitës, Fuga-Presidentit

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga I është përgjigjur shqetësimit që shfaqi Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph Daul (ku bën pjesë edhe PD-ja) për të drejtat e opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fuga shkruan për incidentitn e ndodhur në Kuvend teksa deputeti democrat Edi Paloka hodhi bojë mbi kryeministrin Edi Rama.

“Këto janë “të drejtat” që opozita jonë ushtroi sot në parlament. Supozohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut por deputetët e Partisë Demokratike menduan se ishte “e zgjuar” të hidhnin bojë drejt Kryeministrit,”- komenton Fuga në postimin e Daul në Tëiter.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Daul shkruajti se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.

Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit,”– u shpreh ai.

Ditën e sotme, një incident shënoi seancën plenare. Nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka sulmoi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama. Seanca u ndërpre dhe Paloka u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike endri fuga incidenti ne kuvend joseph daul presidenti i ppe endri fuga incidenti ne kuvend joseph daul presidenti i ppe

Sondazh

Poll