Politike

16 shkurti/ Balla tregon axhendën e Ramës: Basha proteston për t’i treguar aftësinë Berishës

14 Shkurt 2019, 20:52 Nga DOSJA
16 shkurti/ Balla tregon axhendën e Ramës: Basha proteston për

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste masive më datë 16 shkurt, ku PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i ftuar në ABC News ka treguar se nga ku do ta ndjekë kryeministri protestën. “Nuk mbaj mend ndonjë të shtunë apo të dielë që kryeministri të ketë qenë në zyrë. Çdo fundjavë kryeministri Rama është në një nga qarqet e vendit. Duam ta përqëndrojmë gjithë vëmendjen për njerëzit jo për Lulin. Nuk e kam axhendën e qarqeve, por të ma kishit kërkuar do ta kisha parë dhe do t’ju thoja. Di që pak kohë më pas do të jetë në qarkun që unë drejtoj, në Elbasan,”- ka thënë Balla.

Ai gjithashtu komentoi edhe organizimin e kësaj proteste nga opozita. “Protesta, unë jam rritur edhe politikisht përmes protestave, por kjo është protestë pa kauzë. Këtu nuk protestohet kundër nesh, këtu Lulzim Basha është i detyruar të protestojë për t’i treguar kryetarit de fakto të PD-së (këtu nënëkupton Sali berishën) se është në gjendje të organizojë protesta. Protestë madhështore ishte ajo e studentëve. Dhe që nga ajo ditë opozita mendoi se si të organizojë një protestë më të madhe se ajo e studentëve. Protestë me vend ishte ajo e Kukësit, ishte gabimi ynë taksa’,”- tha kryeparlamentari i PS-së, Taulant Balla.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurti edi rama lulzim basha protesta e opozites sali berisha taulant balla 16 shkurti edi rama lulzim basha protesta e opozites sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll