Bota

Haradinaj heq dorë nga pozita e presidentit: Ne nuk kemi shumicë votash

15 Mars 2021, 13:27 Nga DOSJA
Haradinaj heq dorë nga pozita e presidentit: Ne nuk kemi shumicë

KOSOVË-Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se i ka kërkuar LVV-së një partneritet pozitë-opozitë.

Po ashtu, është shprehur se ka hequr dorë nga pozita e presidentit, pasi kjo zgjedhje i takon partisë që ka më shumë vota.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë.  Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka jep votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin jo me shku në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë”, tha kreu i AAK-së.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se do të bashkëpunojë me pozitën për tema në interes nacional.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

FOTO/ Zgjedhja e Presidentit, Kurti dhe Osmani takim me krerët e PDK-së dhe AAK-së, LDK-ja refuzon ftesën, Hoxhaj: U kërkuam të distancohen nga dhuna politike

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora haramush haradinaj kosove haramush haradinaj kosove

Sondazh

Poll