Bota

Ambasadori palestinez paralajmëron Kosovën: Shkeli të drejtën e popullit tonë me hapjen e Ambasadës në Jerusalem, do të

15 Mars 2021, 13:12 Nga DOSJA
Ambasadori palestinez paralajmëron Kosovën: Shkeli të

KOSOVË-Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, ka reaguar në lidhje me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Sipas Gazeta Express, ai ka kritikuar këtë vendim.

Ai është shprehur se me këtë vendim, Kosova ka shkelur të drejtat e popullit të Palestinës dhe ato ndërkombëtare.

“Është sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare, sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Nebhan.

Po ashtu, ai ka thënë se në lidhje me këtë çështje do të marri hapa, që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës. Më konkretisht është shprehur se do t’i kërkojë vendeve anëtare të organizatave ndërkombëtare që të rishqyrtojnë vendimin e tyre për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

“Sigurisht se unë jam në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Palestinës dhe duke filluar nga sot, ne do të ndërmarrim hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës, në nivelin e Ligës Arabe dhe Bashkëpunimit Islamik. Kosova nuk është anëtare e asnjërës prej këtyre organizatave, por shumë prej tyre e kanë pranuar të ashtuquajturën Kosovë, dhe do të kërkojmë nga ato vende që tash ta shqyrtojnë vendimin e tyre për pranimin e Kosovës. Padyshim, Kosova ka një peng në lojëra të ndryshme që janë në dëm të popujve tanë, jo vetëm në Ballkan por edhe në Lindjen e Mesme dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, tha tutje Nabhan.

Ambasada e Kosovës në Izrael u hap ditën e djeshme. Ajo është pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në shtator të viti të kaluar. Ndërkohë që hapja e kësaj ambasade është kundërshtuar nga Turqia si dhe Bashkimi Evropian.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hapja e ambasades kosovare ne izrael mohamed nabhan hapja e ambasades kosovare ne izrael mohamed nabhan

Sondazh

Poll