Bota

E pëson partnerja e ish-sudimtarit të Sirisë, përballet me akuza terrorizmi dhe heqjen e nënshtetësisë britanike

15 Mars 2021, 12:48 Nga DOSJA
E pëson partnerja e ish-sudimtarit të Sirisë, përballet me

ANGLI- Gruaja e ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, Asma al-Assad po përballet me akuza terrorizmi dhe me humbjen e nënshtetësisë britanike. The Guardian shkruan se policia Metropolitiane ka hapur një hetim paraprak mbi pretendime se Asma al-Assad ka nxitur, ndihmuar dhe inkurajuar krime lufte nga forcat e qeverisë siriane.

Asma po hetohet në kohën që ka qënë zonja e parë e Sirisë, ku dhe ka mbështetur ushtrinë siriane në krimet dhe sulmet që ata bënin me urdhër të burrit të saj. Sulmet e ushtrisë siriane kanë përfshirë edhe përdorimin e armëve të sofistikuara si ato kimike. Dhjetë vjet pas luftës civile në vazhdim të Sirisë, ushtria e vendit është akuzuar për sulme të qëllimshëm të civilëve, duke përdorur urinë si një armë lufte dhe duke i nënshtruar popullatat me përdhunime dhe dhunë seksuale.

Gjatë vitit 2011 kur në Siri shpërthyen protestat e shumta, Asma në vend të që largohej nga vendi, vendoi që të qëndronte dhe të mbështeste me forcë përgjigjën e qëvërisë ndaj kryengritjes që ishte shkaktuar.

Regjistrimet ligjore të paraqitura nga Dhomat Ndërkombëtare të Drejtësisë, Guernica 37 citojnë fjalime në të cilat Asad lavdëron nënat e ushtarëve sirianë të vrarë. Ata tregojnë për intervista ku ajo pretendon se po mbështet burrin e saj nga bindja personale dhe lavdëron ushtarët për mbrojtjen e atdheut.

“Provat e mbledhura, sipas mendimit tonë, duke folur ligjërisht, tejkalojnë shumë atë që mund të konsiderohet koment i arsyeshëm ose thjesht propagandë dhe shkojnë deri në nxitje, inkurajim dhe / ose ndihmë dhe nxitje të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit,” tha kreu i përbashkët i dhomave në Guernica 37, Toby Cadman.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota asma al-assad bashar al-assad dhuna ne siri asma al-assad bashar al-assad dhuna ne siri

Sondazh

Poll