Bota

Portugalia zgjat ndalimin e fluturimeve me Anglinë dhe Brazilin me dy javë 

15 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA
Portugalia zgjat ndalimin e fluturimeve me Anglinë dhe Brazilin me dy

PORTUGALI- Portugalia ditën e sotme ka zgjatur ndalimin e fluturimeve me Anglinë dhe Brazilin. The Guardian shkruan se ndalimi i fluturimit është zgjatur me dy javë deri në 31 mars, për parandaluar përhapjen e infektimit. Të vetmet fluturime që lejohen në këto dy vende nga Portugalia janë fluturimet humanitare dhe ato të riatdhesimit, të lejuara vetëm nga Ministria e Jashtme.

Fluturimet e drejtpërdrejta më këto dy vende janë ndaluar që nag muaj janar për shkak të mutacioneve që janë përhapur. Ndërkohë që nga 7 marsi të gjithë udhëtarët që do të udhëtojnë në këto dy vende duhet që të kenë një test negativ të Covid, si dhe të qëndrojnë për 2 janë në karantinë.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid në Portugali janë regjistruar 814,257 persona me Covid, ndërsa 16,684 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne portugali fluturimet ne portugali portugali covid ne portugali fluturimet ne portugali portugali

Sondazh

Poll