Bota

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem shqetëson grupin radikal: Është shkelje flagrante

15 Mars 2021, 11:18 Nga DOSJA
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem shqetëson

IZRAEL- Hapja e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem ka nxitur shumë reagime, ku ndër to është edhe i grupit radikal islamist, ‘Hamas’. Gazeta Ekspress shkruan se pas hapjes së ambasadës, zëdhënësi i grupit islamik, Hazem Qasem ka deklaruar se kjo gjë është një shkelje flagrante e rezolutave ndërkombëtare si dhe një animim ndaj pushtimit.

Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem është shkelje flagrante e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe një anim i qartë ndaj pushtimit”, është shprehur Qasem.

Ambasada e Kosovës në Izrael u hap ditën e djeshme. Ajo është pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në shtator të viti të kaluar. Ndërkohë që hapja e kësaj ambasade është kundërshtuar nga Turqia si dhe Bashkimi Evropian.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hamas hapja e ambasades kosovare ne izrael hazem qasem hamas hapja e ambasades kosovare ne izrael hazem qasem

Sondazh

Poll