Bota

“I kemi kërkuar të distancohet nga dhuna politike”/ Përfundon takimi me Kurtin dhe Osmanin, Hoxhaj: Qasja jonë është k

15 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
“I kemi kërkuar të distancohet nga dhuna politike”/

KOSOVË- Takimi mes Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Kreut të PDK-së Enver Hoxhajt dhe sekretarit të partisë, Uran Ismaili ka përfunduar. Pas mbarimit të takimit, Hoxhaj e ka quajtur atë si shumë të mirë dhe konstruktiv. Në një deklaratë për mediat, Hoxhaj ka thënë se për krijimin e institucioneve dhe për Presidentin duhet që të flitet për parime se sa për person specifik.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje. Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe çështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe për presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin,” tha Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu tha se i ka bërë shumë pyetje Kurtit në lidhje me qasjen e tij me politikën e jashtme si dhe i ka thënë a do të distancohet nga dhuna poltike që ndodhin në kuvend sa herë që ka pasur zgjedhje të qeverisë apo të presidentin.

“Ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti i jashtëm i vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës tonë. Ne kemi kërkuar këtu një qartësi të plotë, sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja para se ta merr vendimin PDK-ja, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së varet prej 10 qëndrimeve që i kemi ngritë në takim. Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike. Të gjitha këto tema që unë i ngrita, i kam ngritë në takim dhe për të gjitha kemi biseduar në detaje, për disa kemi marrë përgjigje të plotë, për disa të paqartë, ne presim përgjigje prej atyre që duan ti formojnë institucionet”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu ka thënë se Kurti dhe Osmani kanë kërkuar që PDK-ja të jetë në seancë kur të vendoset qeveria dhe të zgjidhet Presidenti. për këtë ai tha se do ta diskutojnë si parti dhe do të vendosin.

“Është kërkuar pjesëmarrja jonë në seancë edhe kur zgjedhet kryetari i Kuvendit edhe kur zgjedhet Qeveria e presidenti, po ju e dini që ne nuk jemi parti që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë.  Këtë çështje ai ka thënë se do ta diskutojnë në parti, për të marrë vendim pastaj nëse do të qëndrojnë në sallë apo jo. Debati ka qenë përmbajtësor, qëndrimet tona janë të qarta, ne jemi opozitë, nuk jemi departament i resurseve njerëzore, s’jemi as organ i avancimit të njerëzve në karrierë, takimi është drejtuar në parime. Këtë qartësi që e kam para jush, e kam pasur edhe në takimin që e kishim,” ka thënë Hoxhaj.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti enver hoxhaj uran ismaili vjosa osmani zgjedhja e nje presidenti te ri ne kosove albin kurti enver hoxhaj uran ismaili vjosa osmani zgjedhja e nje presidenti te ri ne kosove

Sondazh

Poll