Bota

Frika për efektet anësore, shërbimi zjarrfikës në Francë pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për stafin

15 Mars 2021, 12:08 Nga DOSJA
Frika për efektet anësore, shërbimi zjarrfikës në

FRANCË–  Zjarrfikësit në jug të Francës kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca pas frikës për efektet anësore.

The Guardian shkruan se zjarrfikësit në rajonin jugor Bouches-du-Rhon të Francës pezulluan vaksinën e AstraZeneca për stafin e tyre pas shenjave të efekteve anësore negative të raportuara në disa shtete.

Franca dhe Gjermania kanë vendosur të vazhdojnë administrimin e vaksinës, ndërsa autoritetet në Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Islandë, Itali, Estoni dhe Hollandë kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të rasteve të raportuara të mpiksjes së gjakut. Autoritetet Shëndetësore të Barnave e kanë konsideruar të sigurt vaksinën, ndërkohë që është hapur një hetim nga ana e tyre për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france zjarrefikesit pezullojne vaksinen astrazeneca france zjarrefikesit pezullojne vaksinen astrazeneca

Sondazh

Poll