Bota

FOTOT/ Haradinaj flet pas takimit me Kurtin: I kemi kërkuar bashkëpunim pozitë-opozitë

15 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
FOTOT/ Haradinaj flet pas takimit me Kurtin: I kemi kërkuar

KOSOVË- Takimi mes Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt ka përfunduar. Sipas Gazeta Express, Haradianaj ka deklaruar se do të punojë me Kurtin si pozitë me opozitë për çështje racionale.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

Në bisedim ka marrë pjesë Kryeminstri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja aktuale Vjosa Osmani, Kreu i AAk-së Ramush Haradinaj dhe Ministri i Drejtësisë në detyrë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi. Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A. K.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush haradinaj selim selimi vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti ramush haradinaj selim selimi vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll