Bota

Google humb prosecin gjyqësor mbi privatësinë e përdoruesve: Modaliteti “Incognito” nuk ruan të dhënat në paj

15 Mars 2021, 12:27 Nga DOSJA
Google humb prosecin gjyqësor mbi privatësinë e përdoruesve:

SHBA- Google ka humbur një proces gjyqësor kundër 3 përdoruese të Google mbi privatësinë e tyre. Buisness-standart shkruan se 3 perdorues në muajin qershor të viti të kaluar paraqitën një ankesë duke pretenduar se kompania gjurmonte të dhënat e tyre. Në modalitetin “Incognito” të Google shfletimet dhe të dhënat e internetit që kërkohen nuk duhet që të ruhet apo të gjurmohen nga të tjerët.

Gjykata doli në përfundimin se Google duhet që t’i kishte njoftuar përdoruesit e tij mbi mbledhjen e të dhënave edhe pse modaliteti “Incognito” ishte aktivizuar.

“Gjykata arrin në përfundimin se Google nuk njoftoi përdoruesit e tij, pwr mbledhjen e të dhënave të pretenduara ndërsa përdoruesi është në modalitetin e shfletimit privat,” tha gjykatësi Lucy Koh.

Ndërkohë që zëdhënësi i Google, Jose Castaneda i kundërshtoi këto pretendime duke thënë se “Incognito” thjesht ju jep mundësinë për mos ruajtjen e aktivitetit tuaj në pajisje por jo në sistemin qëndror të Google.

Ne i kontestojmë me forcë këto pretendime dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër tyre. Modaliteti i fshehtë në Chrome ju jep mundësinë të shfletoni internetin pa u ruajtur aktiviteti juaj në shfletuesin ose pajisjen tuaj. Ndërsa ne themi qartë sa herë që hapni një skedë të re të fshehtë, faqet e internetit mund të jenë në gjendje të mbledhin informacione në lidhje me aktivitetin tuaj të shfletimit gjatë sesionit tuaj,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota google incognito jose castaneda lucy koh google incognito jose castaneda lucy koh

Sondazh

Poll