Bota

Mjekët në Gjermani bëjnë thirrje: Të rikthehemi në karantinë për të parandaluar valën e rrezikshme të COVID!

15 Mars 2021, 12:35 Nga DOSJA
Mjekët në Gjermani bëjnë thirrje: Të rikthehemi në

GJERMANI– Mjekët e kujdesit intensiv në Gjermani kanë bërë thirrje që vendi të rikthehet  në bllokim, të pjesshëm për të shmangur valën e tretë të COVID-19, e cila sipas tyre është e rrezikshme.

Christian Karagiannidis , drejtori i regjistrit të kujdesit intensiv të Gjermanisë është shprehur se nëse vendi futet në valën e tretë, do të jetë shumë e vështirë për uljen e shifrave, shkruan The Guardian.

“Nga të dhënat që kemi aktualisht dhe me përhapjen e mutacionit britanik, ne do të argumentonim fort që të kthehemi menjëherë në një bllokim për të shmangur një valë të tretë të fortë. Ne nuk do të fitojmë shumë nga qëndrimi i hapur për një ose dy javët e ardhshme, sepse kjo do të na sjellë shpejt në një nivel të lartë dhe do ta bëjë dy herë më të vështirë për t’i shtyrë numrat përsëri poshtë”, është shprehur ai.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani mjeket ne gjermani koronavirusi ne gjermani mjeket ne gjermani

Sondazh

Poll