Sport

Ibrahimovic dhe Mandzukic nuk japin më garanci, Milan po punon për goditjen e madhe, ish-sulmuesi i Interit gati të vishet ku

14 Mars 2021, 15:07 Nga DOSJA
Ibrahimovic dhe Mandzukic nuk japin më garanci, Milan po punon për

MILANO-E ardhmja e Mauro Icardit është ende një rebus, shumë skuadra duke përfshirë edhe Milanin kanë në planet e tyre një ofensivë për të transferuar argjentinasin. Këtë sezon kuqezinjtë po luftojnë fort për të arritur zonën Champions League, gjë që do ti mundësonte skuadrës që sezonin e ardhshëm të merrte elementët më të mirë.

Të dy sulmuesve, Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic, i përfundojnë kontratat në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse ata do të rinovojnë apo jo. Përveç kësaj dy lojtarët janë një moshë që nuk japin më garanci. Sipas “Calciomercato.com”, kuqezinjtë kërkojnë të transferojnë në Milano Mauro Icardin.

Ish-kapiteni i Interit konsiderohet si zëvendësuesi ideal i suedezit, por skuadra e PSG e vlerëson kartonin tij 50 milionë euro. Një transferim i mundshëm i Leo Messit në kryeqytetin francez do të komplikonte pozitat e Icardit te kampionët e Francës dhe si pasojë largimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic icardi mandzukic milan ibrahimovic icardi mandzukic milan

Sondazh

Poll