Sport

Atletico ndalet nga periferikët e Getafe, rihapet lufta për titullin në La Liga!

14 Mars 2021, 06:33 Nga DOSJA

 

SPANJE – Kryesuesit e renditjen në futbollin spanjoll, Atletico Madrid është ndalur nga Getafe, skuadra periferike e Madridit, duke rihapur garën për titull në La Liga. Në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez”, skuadra e Diego Simeones arriti një barazim 0-0.

Edhe pse luajti për 20 minuta lojë, Atletico luajti me një lojtar më shumë, pavarësisht nga rastet e krijuara, nuk arriti të shënonte golin e fitores, që do t’i jepte 3 pikët dëshiruara. Pas këtij rezultati të javës së 27-të, Atletiko Madrid shkoi në kuotën e 63 pikëve, duke vazhduar kryesimin e La Liga-s.

Pas saj renditen “los blancos”-it e Realit, të cilët fituan me përmbysje 2-1 ndaj Elches, pas dopiedës së Benzema (73’, 90”+1), duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. Calvo (61’) kishte shënuar  për miqtë. Por gara për titullin teorikisht në Spanjë, duket e hapur.

Nëse katalanët e Barcelonës do të fitojnë sot ndaj Huesca-s së fundit në renditje në “Camp Nou”, diferenca me Atletico ngushtohet në 4 pikë dhe gara për trofeun e La Liga, do të bëhet më e nxehtë, kur kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid barcelona elche getafe huesca la liga real madrid skuadra e simeones atletico madrid barcelona elche getafe huesca la liga real madrid skuadra e simeones

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...