Sport

Lamtumirë Marvin Hagler, legjenda e boksit botëror

14 Mars 2021, 10:33 Nga DOSJA

ANGLI – Legjenda e boksit Marvin Hagler, kampion i padiskutueshëm i peshave të mesme nga viti 1980 deri më 1987, vdiq papritur në moshën 66 vjeç. Në një postim në faqen e boksierit në Facebook, gruaja Kay G. Hagler, ka shkruar se burri i saj vdiq në shtëpinë e familjes në New Hampshire.

Më vjen keq që po bëj një njoftim shumë të trishtuar. Fatkeqësisht sot burri im i dashur, Marvelous Marvin, vdiq papritur në shtëpinë e tij, këtu në New Hampshire,”- ka shkruar ajo. “Familja jonë kërkon që të respektohet privatësia në këtë kohë të vështirë,”– përfundon lajmi.

Hagler, i cili ka jetuar disa vite në Milano, u quajt “I mrekullueshëm”, nga adhuruesit dhe admiruesit e tij. “International Boxing Hall of Fame” e cilësonte atë prej kohësh, si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Të paharrueshme janë disa nga takimet e tij, të futura në historinë e boksit, si fitimi i titullit të parë kampion i botës në peshat e mesme për WBC dhe WBA kundër anglezit Alan Minter (1980), deri te Hagler-Leonard, i diskutueshëm i vitit 1987, futur në listën e 100 luftimeve e mëdha të boksit të të gjitha kohërave.

 

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks legjenda e boksit boteror marvin hagler boks legjenda e boksit boteror marvin hagler

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...