Sport

Shuhet ikona e Dinamos dhe futbollit shqiptar Sabri Peqini

13 Mars 2021, 19:59 Nga DOSJA
Shuhet ikona e Dinamos dhe futbollit shqiptar Sabri Peqini

TIRANE – Ditë zie për futbollin shqiptar, shuhen brenda pak orësh 4 figura të njohura!
Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare një personalitet i shquar i futbollit shqiptar, Sabri Peqini, futbollisti i fundit i ekipit të pare të Dinamos që kur është krijuar.  Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950, teksa nga 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve.

Gjithashtu një tjetër humbje e madhe për futbollin pasi ditën e sotme është ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Shijakut, Enver Drita, 85 vjeç. Nga futbollistët emblematikë të “Erzenit”. Teknik, fantazist, nxitës i traditave më të mira të futbollit të trevës së Shijakut.

Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurrohet.

Lulzim Alitja, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportdashësit shijakas.
B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...