Sport

Dëmtohet Jordan Pickford, në dyshim për ndeshjen ndaj Shqipërisë!

14 Mars 2021, 07:08 Nga DOSJA

ANGLI – Jordan Pickford është një dyshim për kualifikueset e Anglisë për kupën e botës “Katar 2022”, ndeshje që do të nisin në fund të marsit, raportojnë mediat britanike. Gjithsesi, ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë gjithçka.

Numri një i Evertonit, u largua nga fusha e lojës në minutën e 43-të në ndeshjen e së shtunës ndaj Burnley, pas një përplasjeje me Johan Gudmundsson. Trajneri Carlo Ancelotti ka pranuar, se dëmtimi i tij është i ngjashëm me atë që ai mori më parë në fushatë, i cili e mbajti atë jashtë fushës për tre javë.

“Ne nuk e dimë sa i rëndë është dëmtimi, por ai kishte të njëjtin problem në muajin e kaluar, kur mbeti jashtë për disa ndeshje. Ai do të bëjë një skanim të hënën. Shpresoj që Jordan të shërohet së shpejti. Ne ta kontrollojmë dhe të shohim”,- ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes.

Por dëmtimi i portierit Jordan Pickford mund të krijojë një problem për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. “Tre luanët” në fund të marsit do të zhvillojnë tri ndeshje, duke filluar me San Marinon, me Shqipërinë në Tiranë, përpara se të presin Poloninë më 31 mars.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia carlo ancelotti gareth southgate jordan pickford ndeshja ndasj shqiperise anglia carlo ancelotti gareth southgate jordan pickford ndeshja ndasj shqiperise

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...