Sport

“Sa mund duhej që ta sillja në Brazil”, fitoi një Toyota Celica si lojtari më i mirë i ndeshjes, legjenda e Brazilit 40

13 Mars 2021, 22:04 Nga DOSJA
“Sa mund duhej që ta sillja në Brazil”, fitoi një

BRAZIL-Të gjithë e mbajnë mend Zicon, ish-mesfushorin brazilian i cili në vitet 80 ishte pagëzuar si “Pele i ri”. E veçantë është se ai nget një Toyota Celica që ai fitoi 40 vite më parë, me çmimin e “Njeriut të Ndeshjes” kundër Liverpool. Fantazisti mori dhuratë çelsat e makinës që sponsori i Kupës Ndërkontinentale jep për lojtarin më të mirë në fushë, ndërsa frymëzoi fitoren 3-0 të Flamengos ndaj skuadrës më të mirë të Europës në vitin 1981 në Japoni.

Një leksion për kampionët e sotëm, që makinat i ndërrojnë si lodrat dhe bëjnë një jetë mes luksit. Mes 1984 dhe 2014, Toyota ishte sponsori zyrtar i këtij trofeu që sot nuk ekziston më, por ka ndryshuar format dhe quhet Botërori i Klubeve.Ish-futbollisti ende del në rrugët e Rio de Janeiros me makinën e fituar.

“Është një trofe i shkëlqyeshëm, një kujtim fantastik, është kompeticioni më i rëndësishëm që Flamengo  ka fituar deri më tani”. “Makina është në shtëpi dhe po punon shumë mirë, gjithçka është normale. Dhe do të qëndrojë atje përgjithmonë për sa kohë që jam gjallë”, ka deklaruar Zico.

“Kërkova ndihmë për ta marrë makinën me vete në Brazil, sepse atëherë ishte shumë e vështirë. Midis viteve 1976-90, vetëm njerëzit që punonin për ambasada dhe konsullata e kishin të lejuar të merrnin automjete nga jashtë.

Për të sjellë Celica, unë duhej të kërkoja ndihmë nga disa njerëz, të tillë si Ministri i Financave në atë kohë, Francisco Dornelles, Carlos Langoni, presidenti i Bankës Qendrore dhe Marcio Braga, i cili ishte presidenti i Flamengo nga 1977 deri 1980 ”, tregon Zico.


E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamengo liverpool zico flamengo liverpool zico

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...