Sport

“Tili do vijojë ti tregojë mamit se si u rrah në derbi”, Erion Braçe tallet me Tiranën dhe nuk i ndal “thumbat”:Pë

13 Mars 2021, 21:12 Nga DOSJA
“Tili do vijojë ti tregojë mamit se si u rrah në

TIRANË-Partizanit i rikthehet humori, bën të vetin derbin e kryeqytetit duke mposhtur Tiranën ne shifrat 2-1 Bardheblutë kështu i japin fund ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi, ndërsa të kuqtë lënë pas mini-krizën duke u rikthyer bindshëm në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.

Një sukses i tillë ka gëzuar jo vetëm drejtues e tifozë, por edhe zv.kryeministrin e vendit, Erion Braçe. Ky i fundit në Instagram ka thumbuar dhe ka bërë ironi me skuadrën e Tiranës.

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

POSTIMI I ERION BRAÇES

“Partizani! Forcë, karakter, grup, tank që shtyp! Kryeqyteti vijon të jetë i kuq. Ka shumë ekipe nga Vora tek Kamza, Tirona, Por veç një fitues, Partizanin! Nuk është film por një histori e tërë që përsëritet e përsëritet, për ne si fitues, për ata si dramë! Kështu do vijojë. Tili do vijojë ti tregojë mamit se si u rrah edhe një herë tjetër si përherë! Një bravo e madhe për çdo djalë, pjesë e fuqisë së kuqe, nga kapiteni tek më i fundit në këtë grup, këtë ekip. Shënoi Belica e Bardhi, por punoi i gjithë ekipi. Nuk do rresht së falenderuari Ilir Dajën për gjithë punën e tij me këta djem, po i rikthen fitues! Një herë i kuq, përherë i kuq”, shkruan Erion Braçe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion brace partizani erion brace partizani

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...