Sport

Muamed Sejdini, rizgjidhet president i FFM-së edhe në 4 vitet e ardhshme!

14 Mars 2021, 11:10 Nga DOSJA
Muamed Sejdini, rizgjidhet president i FFM-së edhe në 4 vitet e

MAQEDONIA E VERIUT – Muamed Sejdini do të jetë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme. Në asamblenë zgjedhore, të zhvilluar sot në Shkup, Sejdini me 52 vota pro dhe asnjë kundër, rifitoi besimin e delegatëve për të udhëhequr për një mandatë të plotë me FFM-në.

Në këto zgjedhje, presidenti Sejdini nuk kishte asnjë rival për këtë post. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit 2019-të, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ilço Gjorgjioskin e larguar, raportojnë mediat maqedone.

Muamed Sejdini vlerësohet si presidenti më i suksesshëm në histori të këtij institucioni. Nën udhëheqjen e tij, përfaqësuesja e Maqedonisë arriti kualifikimin e parë dhe historik për në finalet e Euro 2020, ku përveç kësaj, ka realizuar një sërë projektesh infrastrukturore në të gjithë stadiumet e Maqedonisë së Veriut.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport muamed sejdini presidenti i ffm muamed sejdini presidenti i ffm

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...