Sport

Në Angli vjedhjet po kthehen në modë, futbollisti i Manchester City-t blen dobermanin Apollo sa “qimet e kokës”

13 Mars 2021, 20:43 Nga DOSJA
Në Angli vjedhjet po kthehen në modë, futbollisti i Manchester

ANGLI- Kohët e fundit Anglia ka rënë pre e hajdutëve. Shumë lojtarë,trajnerë apo menaxherë lojtarësh kanë vendosur të mbrojnë vete në çdo mënyrë. Mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Anglisë, Kyle Walker, për shembull, sapo ka blerë një qen roje me vlerë 40,000 paund. Dhe ai nuk është i pari që bën një gjë të tillë.Disa ditë më parë, familja e portierit të Everton,Robin Olsen, ishin viktima të një grabitjeje nga disa banditë të armatosur me hanxharë, të cilët hynë në shtëpinë e tij.

Shumë nga këto vjedhje ndodhin në zonën Cheshire, e cila përfshin qytetet e Liverpool dhe Manchester. Në fakt, i njëjti fat i kishte ndodhur Carlo Ancelotti pak më shumë se një muaj më parë dhe gjithashtu mesfushorit të Liverpoolit Fabinho në vitin 2020.

Qeni, të cilin mbrojtësi i ekipit anglez ka vendosur ta quajë Apollo, është një racë Doberman dhe është stërvitur të reagojë menjëherë ndaj disa fjalëve kyçe që vetëm familja Walker do të ketë dijeni. “Qëllimi i tij i vetëm – tha një një burim për prestigjozen “The Sun”- do të jetë mbrojtja e tyre me çdo kusht.

Ai do të mbikëqyrë derën e hyrjes dhe gjithashtu do të kryejë rregullisht kontrolle rrethuese brenda dhe jashtë shtëpisë. Sigurisht që janë para të shpenzuara mirë ”. Walker është vetëm i fundit në një listë të gjatë të futbollistëve që kanë blerë një qen në qendrën e trajnimit Chaperone K9 në Leicestershire. Përpara tij, për shembull, shokët e tij të ekipit Sterling, Rashford dhe Lingard gjithashtu kishin marrë këtë vendim.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kyle walker. manchester city kyle walker. manchester city

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...