Sport

Rikthehet City, çon në 17 pikë diferencën me vendin e dytë

14 Mars 2021, 08:38 Nga DOSJA
Rikthehet City, çon në 17 pikë diferencën me vendin e

ANGLI – Humbja ndaj Manchester United në derbi ishte vetëm një aksident për Manchester City-n, që vazhdon serinë e fitoreve në Premier League. Pas triumfit ndaj Southampton në mesjavë, “Citiziens” morën një tjetër triumf, pasi fituan 0-3 në transfertën londineze ndaj Fulham, duke e thelluar përkohësisht në 17 pikë diferencën me vendin e 2-të edhe pse United dhe Leicester kanë zhvilluar nga 2 ndeshje më pak.

Golat për City-n në sfidën ndaj Fulham u shënuan të gjithë në pjesën e dytë nga Stones, Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero, në harkun e 13 minutave. Skuadrës së Pep Guardiolës i mbeten edhe 8 ndeshje për të luajtuar deri në fund të sezonit me fitimin e titullit që tashmë duket një formalitet.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...