Sport

Florentino Perez i kërkoi Ronaldos të kthehej në vitin 2019, Real Madrid mund ta provojë tani, ja çfarë shkruan gazeta “

14 Mars 2021, 14:48 Nga DOSJA
Florentino Perez i kërkoi Ronaldos të kthehej në vitin 2019, Real

SPANJË– Mundësia për të parë përsëri në Spanjë Cristiano Ronaldon po mbush faqet e para të gazetave sportive. Sipas raporteve të “As”, takimi i parë midis Florentino Perez dhe CR7 mban datën 29 korrik 2019, kur të dy u takuan për herë të parë pas largimit të kampionit portugez për në Torino. Me atë rast, presidenti i Realit i kërkoi Ronaldos të kthehej në Madrid duke marrë një “jo” si përgjigje.

Situata për momentin është shumë e ndryshme nga një vit e gjysmë më parë. Portugezi është i zhgënjyer nga ecuria e skuadrës së tij ne Champions League, por tani gjërat janë ndryshe.Pas tre sezonesh si bardhezi, drejtuesit e Juventusit kuptuan se sa e vështirë është të menaxhosh ekonomikisht një lojtar si portugezi. Me pak fjalë, Ronaldo nuk është më një i paprekshëm.

Mundësia e një rikthimi në Madrid nga disa gazeta spanjolle është më se konkrete. Ato variojnë nga siguria e një intervista midis Jorge Mendes dhe menaxhmentit, tek plani i Florentinos për të teseruar CR7 për një vit, para se të hidhet në sulm për dy objektivat Blancos për të ardhmen e sulmit: Mbappe ose Haaland, i cili do të mbërrinin në verën e 2022. Të gjitha hipoteza sugjestionuese që fillojnë nga supozimi, që tashmë duket i vendosur, i lamtumirës së parakohshme të Cristianos nga Juventusin që në fund të këtij sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo florentino perez cristiano ronaldo florentino perez

Sondazh

Poll

Sport 13 Mars 2021, 20:08

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante ...