Sport

Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

13 Mars 2021, 20:08 Nga DOSJA
Gabon Teuta, Laçi merr i vetëm kryesimin

TIRANE – Teuta nuk shfrytëzon “match point”-in e dytë që i dha Vllaznia për t’u ngjitur në krye të kampionatit, vend të parë, që do ta ndante me Laçin pas javës së 24-t të Kategorisë Superiore.

Durrsakët nuk morën më shumë se 1 pikë përballë Kastriotit në “Niko Dovana” duke barazuar 0-0 në një ndeshje të luajtur më mirë nga “djemtë e detit” sidomos në pjesën e dytë, por skuadra e Edi Martinit nuk kishte saktësinë e duhur përpara porte dhe në fund u kënaq vetëm me një pikë, pasi Kastrioti pati disa mundësi të mira për të ndëshkuar durrsakët.

Me këtë barazim Teuta u ngjit në kuotën e 42 pikëve, po aq sa kanë edhe Partizani e Vllaznia, 2 pikë pas Laçit kryesues.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll