Sport

Çudit klubi rus: “Bli një biletë, merr një vaksinë falas”

13 Mars 2021, 20:16 Nga DOSJA
Çudit klubi rus: “Bli një biletë, merr një

RUSI – Klubi i Zenit ka ndërmarrë një nismë shumë të veçantë dhe ka bërë të ditur se nga tani e tutje, do t’u ofrojë tifozëvë mundësinë për t’u vaksinuar para sfidës që luante në kampionat. Drejtuesit e klubit kishin vendosur që çdo tifoz, i cili do të ishte i pranishëm në sfidën e sotme ndaj Akhmat Grozni, do të mund të vaksinohej falas me vaksinën Sputnik V.

Një ofertë e cila do të jetë në fuqi gjatë të gjithë sezonit dhe që në Rusi shihet si një fushatë sa më e mirë vaksinimi për popullatën, me vaksinën e cila ka një efektivitet 91% ndaj virusit të rrezikshëm.

“Vaksina Sputnik do të ofrohet për çdo tifoz që do të ndjekë ndeshjen dhe është mbi 18 vjeç. Ju lutemi, merrni me vete pasaportën tuaj dhe kartën e shëndetit që do të kontrollohet nga një mjek për të marrë aprovimin para vaksinimit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Në stadium do të hapet një qendër vaksinimi, e cila do të funksionojë në ditët e ndeshjeve deri në fund të sezonit për të gjithë tifozët që duan të përfitojnë nga kjo ofertë e klubit. Fakti se rreth kësaj vaksine kishte shumë skepticizëm, ka shtyrë shtetin rus që të ndërmarrë nisma nga më të ndryshmet dhe kjo e Zenit duket si një prej tyre.

Rusia ka lejuar tifozët në shkallët e stadiumeve deri në 50% të kapacitetit, por shpreson që me vaksinimin masiv të tifozëve, kjo shifër të rritet.

The #SputnikV vaccination programme is well underway here at the Gazprom Arena

We’ll be offering free vaccinations to supporters at everyone of our home games for the rest of this season! pic.twitter.com/AApj784mCN

— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) March 13, 2021


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll