Sport

BUNDESLIGA/ Borussia Dortmund me hapin për të kapur Champions, Bayern nuk e llogarit Werderin e Rashicës, ja rezultatet e tje

13 Mars 2021, 19:52 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Borussia Dortmund me hapin për të kapur Champions, Bayern

GJERMANI– Në javën e 25-të të Bundesligës ranë në sy rezultate interesante ku pothuajse ekipet e mëdha nuk gabuan. Borussia Dortmund fiton ndaj Hertha Berlin me shifrat 2-0. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën goli do të vinte në minutën e 54-të nga Brandt. Vetëm pak minuta para përfundimit të ndeshjes, Moukoko shënoi golin e dytë. Një sukses i tillë ngjit verdhezinjtë në vendin e 5-të vetëm një distancë larg nga Frankfurt që ndodhet në zonën e Champions League.

Tjetër fitore bindëse e Bayern Munich në Bundesliga. Skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e tretë rresht pasi triumfoi lehtësisht në transfertën e Weser Stadion me rezultatin 1-3 ndaj Werder Bremen. Leon Goretzka në minutën e 22-të i hapi rrugën suksesit të Bayernit në këtë sfidë, duke zhbllokuar shifrat. Në të 35-ën Serge Gnabry pas një tjetër asisti të Thomas Muller pas atij në golin e Goretzkas i çoi shifrat në 0-2.

Për të blinduar fitoren e kampionëve të së mendoi i përhershmi Robert Lewandoëski që gjeti golin e 32-të në këtë sezon të Bundesligas duke i çuar shifrat 0-3 në minutën e 67-të. Në fund kishte vendin për golin e nderit të Werder Bremen që u shënua nga Fullkrug në minutën e 86-të. Titullar edhe në këtë sfidë Milot Rashica që qëndroi në fushë për 90 minuta por nuk arriti të linte shenjë. Me këtë fitore Bayerni u ngjit në kuotën e 58 pikëve, duke u shkëputur në +5 përkohësisht nga Leipzig i vendit të 2-të.

Mainz 1-0 Freiburg

Union Berlin 2-1 Koln

Werder Bremen  1-3 Bayern Munchem

Wolfsburg 5-0 Schalke

Dortmund 2-0 Hertha

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bundesliga bayern munich borussia dortmund bundesliga

Sondazh

Poll