Sport

“E merituam fitoren”, presidenti i Partizanit flet pas derbit: Tirana për titull? Mund të them që…

13 Mars 2021, 15:07 Nga DOSJA
“E merituam fitoren”, presidenti i Partizanit flet pas derbit:

TIRANË– Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli shkurtimisht për mediat, pas triumfit në derbi. Numri një i klubit vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij pas triumfit ndaj Tiranës me shifrat 1-2, ndërsa flet edhe në lidhje me rivalët nëse janë për titullin kampion.

“Pas një ecurie shumë të dobët në dy ndeshjet e  fundit, sot bënë një ndeshje të mirë. Mendoj që e merituam fitoren, për titullin kam kohë akoma. Janë edhe 12 ndeshje. Jemi edhe ne si 3-4 skuadra, jemi edhe ne aty afër, shpresojmë të shkojë mirë.

Tirana? Matematika e lejon të jetë për titull, ka akoma kohë, respekte“, përfundoi prononcimi i shkurtër i kreut të klubit të kuq.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gaz demi partizani tirana gaz demi partizani tirana

Sondazh

Poll