Sport

Refik Halili nuk e kapërdin dot humbjen në derbi: Do të flasim prapë pas…

13 Mars 2021, 14:56 Nga DOSJA
Refik Halili nuk e kapërdin dot humbjen në derbi: Do të flasim

TIRANË-Partizanit i rikthehet humori, bën të vetin derbin e kryeqytetit duke mposhtur Tiranën ne shifrat 2-1 Bardheblutë kështu i japin fund ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi, ndërsa të kuqtë lënë pas mini-krizën duke u rikthyer bindshëm në një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit. Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili ka folur për gazetarët pas përfundimit të ndeshjes.

“Më vjen keq që e humbëm këtë derbi. Këtë herë ishte skuadra e plotë, me rikthimin e plotë të lojtarëve. Megjithatë jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët dhe shpresojmë të vazhdojmë. Do të flasim prapë pas përfundimit të kësaj faze. Skuadra ka bërë tre fitore radhazi, do të jetë edhe më mirë në vazhdim, keni për ta parë”, ka thënë Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani refik halili tirana partizani refik halili tirana

Sondazh

Poll