Sport

VIDEO/ Gola, spektakël dhe raste, Partizani ia merr dorën derbit, shpresion t’i marrë dorën dhe titullit

13 Mars 2021, 14:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Gola, spektakël dhe raste, Partizani ia merr dorën derbit,

TIRANË-Derbi i kryeqytetit vishet i kuq. Partizani fiton ndaj Tiranës me shifrat 2-1 dhe për momentin mban shpresat gjallë për titullin kampion.Në ndeshjen e javës së 24-të të Superligës, të kuqtë zhvilluan një lojë makinone e me ide. Sinjalin e parë e lëshuan të zotët e shtëpisë, teksa Kale shërbeu për Seferin, me këtë të fundit që e mori mirë topin dhe provoi me një goditje potente nga distance. Në minutën e 28′, Belica kërceu mbi të gjithë gjatë një krosimi të ardhur nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke u dhënë avantazhin të kuqve.

Gjithsesi në minutën e 39 Tirana mund të buzëqeshë. Super Hoxhallari ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke barazuar shifrat me një gol spektakolar. Pjesa e dytë do të niste edhe njëherë me ritme të ulëta, por në të 59-ën, asisiti i Çinarit për Jurgen Bardhin bëri që ky i fundit të përmbyllte në mënyrë perfekte aksionin e Partizanit që rimori avantazhin. Triumfon Partizani që tashmë e sheh veten sërish shumë pranë kreut, me vetëm 2 pikë distancë ndaj Laçit kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll