Politike

Në listën e LSI i shpallur në kërkim/ Artur Baku deklaratë në KQZ: Çështja ime është pezulluar

12 Mars 2021, 15:28 Nga DOSJA
Në listën e LSI i shpallur në kërkim/ Artur Baku

TIRANË- Në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim është edhe një person që është paditur për shpërdorim detyre dhe arrestuar në vitin 2015.

Drutë e sekuestruara, mbaheshin në një pikë grumbullimi në Fushw Krujë, në pronësi të shtetasit, Petrit Vena, por i cili nuk ka kërkuar qera pasi njihej me drejtorin e pyjores Artur Baku.

Ky i fundit fillimisht u kërkua nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, por nuk u gjet në shtëpi. Prokuroria e shpalli në kërkim atë. Në 23 nëntor të 2015-tës, Baku ndalohet dhe merret në pyetje ku deklaron se nuk është përgjegjësia e tij për të bllokuar drutë, por i ka inspektoriati i policisë pyjore. Pas kësaj, gjykata jep masën e sigurisë, arrest shtëpie për Artur Bakun.

Kandidati i listës së LSI megjithatë e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit këtë episode duke shtuar se ndaj tij është pezulluar edhe çështja penale.

Marrë nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur baku artur baku

Sondazh

Poll