Politike

Përplasja tek zyrat e FRD/ Basha MESAZH Ramës: S’ke shans ta trembësh opozitën! Ke humbur mendjen, je në panik për humbj

12 Mars 2021, 14:47 Nga DOSJA
Përplasja tek zyrat e FRD/ Basha MESAZH Ramës: S’ke shans ta

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për kryeministrin Edi Rama pas përplasjes së policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë “Fryma e Re Demokratike”. Pas takimit në Durrës, Basha erdhi me urgjencë në Tiranë duke takuar në selinë e FRD, kryetarin dhe aleatin e tij, Sali Shehu. Pas takimit, numri një i PD-së i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama, të cilit iu drejtua se nuk e trembte dot opozitën me sulmet. Më tej, Basha ka vijuar me sulmet e tij, duke e cilësuar Ramën si një “bishë të plagosur” që e ndjen pranë fundin e tij.  


Para disa ditësh një mik i huaj, shumë i njohur për shqiptarët më shkruante; duket qartë që fitorja po vjen. Kam një këshillë të fundit; humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Populli e njeh si “ruaju bishës së plagosur”. I them nuk ke shans ta trembësh popullin që kja vendosur të të largojë me votë. Nuk ke shans ta trembësh opozitën. 25 prilli është ditë ndryshimi. E dini ju, e dimë ne dhe ndërkombëtarët që do na qëndrojnë pranë. E di edhe Edi Rama. Nga ngjarja e sotme është njëseri ngjarjes që tregojnënjë gjë; ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes dhe nga drejtësia që po i vjen. Me një letër bakalli mendojnë se do të ushtrojnë presion ndaj opozitës. Shqiptarët e dinë sepse e kanë vuajtur. Kjo nuk na duhet fare. Dhunën e kanë ndjerë mijëra familje që u kanë prishur banesa, artistët dhe elita që kulmoi me prishjen e teatrit. E ka ndjerë sipërmarrja, e kanë ndjerë të rinjtë shqiptarë që largohen 12 herë më shumë. E kanë ndjerë studentët. E pra dhuna e Edi Ramës dhe sjella e shtetit të kapur prej tij ka qenë burimi i të këqijave. Shpresa nuk mungon për të nesërmen. Përsëris angazhimin tim, dhe koalicionit tonë se asgjë nuk e ndal ndryshimin. Ju ftoj që të jemi bashkë dhe të vendosur, shumica absolute e shqiptarëve. Dua t’i them pakicës,“- tha Basha. 

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll