Politike

Pas situatës së tensionuar, Lulzim Basha mbërrin tek zyra e FRD-së, të pranishëm edhe përfaqësues të LSI-së

12 Mars 2021, 14:35 Nga DOSJA
Pas situatës së tensionuar, Lulzim Basha mbërrin tek zyra e

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, ka mbërritur së fundmi tek zyrat e FRD, pas situatës së tensionuar që ndodhi ditën e sotme. Së bashku me Bashën kanë qenë edhe përfaqësues të LSI-së.

Pak më herët tek zyrat e FRD, ka qenë edhe Presidenti Meta, i cili pati një përplasje me policinë bashkiake.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha mberrin tek zyrat e frd lulzim basha mberrin tek zyrat e frd

Sondazh

Poll