Politike

Plotësimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ i çon 4 propozime Presidentit të Republikës për 4 vende vakante (EMRAT) 

12 Mars 2021, 15:22 Nga DOSJA
Plotësimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ i çon 4 propozime

TIRANË- Sokol Binaj, Albana Boksi, Klodian Kurushi dhe Klodian Kurushi janë emrat që i shkojnë presidentit për konfirmim, për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë, në fushën e së drejtës penale. Sipas një njoftimi zyrtar, këto janë 4 emrat nga radhët e gjyqtarëve që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që t’i çojë Presidentit të Republikës për 4 pozicione të shpallura vakante. 

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, i propozon Presidentit të Republikës katër gjyqtarët e parë nga radhët e sistemit gjyqësor për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, krahas tre gjyqtarëve të emëruar në Mars 2020 nga radhët e juristëve të spikatur. Ky propozim çon një hap më përpara përmbushjen e një prioriteti kombëtar dhe të integrimit evropian për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate. Me miratimin e udhërrëfyesit për efikasitetin e Gjykatës së Lartë, Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm  për adresimin e çështjeve të prapambetura si dhe për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional. Emërimi i këtyre gjyqtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, është një garanci për përmbushjen me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm te sfidave të reja dhe, mbi të gjitha,  nevojës për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin gjyqësor”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana boksi klodian kurushi sokol bina albana boksi klodian kurushi sokol bina

Sondazh

Poll