Politike

‘Opozita të zgjohet!’/ Basha i përgjigjet Metës: Jemi në krye të detyrës, presidenti po mbron Kushtetutën

12 Mars 2021, 15:00 Nga DOSJA
‘Opozita të zgjohet!’/ Basha i përgjigjet Metës: Jemi

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së presidentit Ilir Meta që opozita të zgjohet dhe të reagojë ndaj sulmeve të maxhorancës. Jashtë selisë së “Frymës së Re Demokratike”, Basha tha se opozita është në krye të detyrës dhe se presidenti po bën gjithë çfarë mundet për të mbrojtur Kushtetutën.


PJESË NGA BISEDA ME GAZETARËT: 

Basha: Opozita ka qenë dhe është në krye të detyrës, edhe presidenti është në lartësinë e detyrës për të mbrojtur Kushtetutën në kushtet e një shteti, i cili është në funksion të mafias, Ndraghetës së Veliaj dhe Edi Ramës. Fundi është afër. Shqiptarët janë të bashkuar.

A ka lidhje ngjarja me koalicionin tuaj?

Basha: Hakmarrja është tipari më dallues i Edi Ramës në 8 vite. Kjo është dhunë ndaj opozitës. Kjo nuk na tremb. Dhuna ka qenë e vetmja alternativë që ka pasur për shqiptarët.

Reagimi i Metës?

Basha: I bëj thirrje të gjithë gazetarëve që të pasqyrojnë me objektivitet atë që ka ndodhur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll