Politike

VIDEO-MOMENTI/ “Të duhet më kjo?”, Basha gris letrën e Veliajt për Sali Shehun, kryedemokrati e bën copë e çik para m

12 Mars 2021, 15:19 Nga DOSJA
VIDEO-MOMENTI/ “Të duhet më kjo?”, Basha gris letrën

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka grisur kërkesën që Bashkia e Tiranës i ka bërë Sali Shehut, për lirimin e ambienteve të “Frymës së Re Demokratike”. Gjatë fjalës së tij, Basha fillimisht e ka pyetur para gazetarëve Shehun nëse shkresa i duhej dhe pasi ka marrë përgjigje negative, e ka grisur para të gjithëve. 

“Me një letër bakalli mendojnë se do të ushtrojnë presion ndaj opozitës. Mendojnë se do të ushtrojnë presion mbi opozitën. Shqiptarët e dinë sepse e kanë vuajtur. *kthehet nga Sali Shehu. Të duhet kjo? Kjo nuk na duhet fare,”-tha Basha në fjalën e tij. 

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll