Politike

Me kë u takua Rama? Basha përsërit DENONCIMIN: Darkoi me kriminelë në Kryeministri

12 Mars 2021, 14:58 Nga DOSJA
Me kë u takua Rama? Basha përsërit DENONCIMIN: Darkoi me

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur denoncimin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës së bërë në Durrës, jashtë selisë së “Fryma e Re Demokratike” Basha tha se dy ditë më parë, Rama ka mbledhur në qeveri persona me rekorde kriminale, por nuk bëri me dije emra. 


I them Edi Ramës dhe kriminelëve që ke darkuar para dy netësh në kryeministri,oligarkëve qëu jep paratë që vjedh shqiptarëve, nuk e ndalni dot ndryshimin. Më 25 prill zgjedhja është e qartë, ose do të mbetemi këtu, ose do të bashkohemi për të çliruar Shqipërinë. Skena si këto që shqiptarët i kanë përjetuar do të vazhdojnë nëse 25 prilli do të mbetet dita e status quo. Po nuk ka shans mbi tokë që kjo të ndodhë. Edi Rama do të largohet. Të gjithë do të ndryshojnë,”-tha Basha.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha bastisen zyrat e frd ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll