Politike

“Hape derën të *** Erion Veliajn, motrën”/ Turma e revoltuar çan kordonin e policisë, futet brenda zyrave të FRD-së

12 Mars 2021, 14:55 Nga DOSJA
“Hape derën të *** Erion Veliajn, motrën”/ Turma e

TIRANË– Turma e mbështetësve të Partisë Fryma e Re Demokratike ka zbarkuar në zyrat e partisë që është mbushur me efektivë të Policisë Bashkiake. Siç shihet edhe në pamje, të revoltuar të gjithë qytetarët në turmë i gjujnë derës dhe nisin ofendimet.

Hape derën…ore hape derën…të q*** Erion Veliajn, motrën…ta *** motrën, hape derën,”- thinë ata dhe futen brenda.


Mes tyre ka rënë në sy dhe prania e djalit të Presidentit, Besart Meta i cili i është bashkuar grupit të të rinjve. Para godinës së Frymës së Re Demokratike janë grumbulluar disa përkrahës të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LRI. Mes tyre ndodhet edhe nenkryetaret e LSI-se, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll