Politike

Me maskën e LSI-së, djali i Ilir Metës mbështet të atin pas përplasjes me efektivët, mbërrin në zyrat e FRD-së

12 Mars 2021, 15:06 Nga DOSJA
Me maskën e LSI-së, djali i Ilir Metës mbështet të atin

TIRANË– Besart Meta, djali i Presidentit Ilir Meta ka shkuar pranë zyrave të Frymës së Re Demokratike për të mbështetur Opozitën në aksionin e saj kundër Bashkisë Tiranë që kërkoi sot lirimin e këtyre zyrave. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, Meta mban një maskë të kuqe vënë dhe qëndron mes turmës së të rinjve.

Aty ndodhen edhe anëtarë të tjerë të Opzitës si kryedemokrati Lulzim Basha, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.


Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane besart meta ilir meta bastisen zyrat e frd ne tirane besart meta ilir meta

Sondazh

Poll