Politike

“Nga treni vendose të zbresësh vetë”/ Bushati i dërgon mesazh Ramës: Nuk ka rëndësi treni, e rëndësishme është…

12 Mars 2021, 14:09 Nga DOSJA
“Nga treni vendose të zbresësh vetë”/ Bushati i

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka ndarë në ‘instastory’ një shprehje e cila i ka kujtuar atë që Rama i ka thënë pak ditë më parë.

Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është se në cilin stacion treni zbrisni”, shkruhet në fletën që i është dhënë Bushatit teksa ka qënë në një kafene të kryeqytetit.

ÇFARË U THA MES TYRE?

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së. Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të kryesisë së PS-së. Nuk ka arësye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëve të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama ditmir bushati edi rama

Sondazh

Poll