Politike

“Paloka-trafikanti nga Zvicra-Duka”/ Rama ironizon nga Durrësi: Një qytet nuk mund të përfaqësohet nga këto emra

12 Mars 2021, 14:23 Nga DOSJA
“Paloka-trafikanti nga Zvicra-Duka”/ Rama ironizon nga Durrësi:

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Durrësi kandidatët e PD në këtë qark.

Rama përmendi, Edi Palokën dhe Agron Dukën, dy përfaqësues të PD, për të cilët tha pyetjen se nëse duheshin votuar. Po ashtu ai prezantoi dhe vizionin e Partisë Socialiste për vitin 2030-ë, ku ndër më kryesoret janë rritja e pagës minimale dhe ndërtimi i hekurudhës Durrës-Tiranë, Durrës-Hani i Hotit.


DEKLARATA:

Ne kemi një vizion për Shqipërinë e 2030-ës, ne kemi vendosur dhe atë datën apo horizontin e vizionit që do të shpalosim ditë pas dite deri më 25 prill. Do të kemi një metropol Tiranë Durrës që do të jetë një hapësirë e integruare dhe me shërbimet ë integruara, siç ka ndodhur dhe në të tjera vende, në procese zhvillimesh etnografike, ky do të jetë një proces zhvillimesh ekonomike të vrullshme, por edhe shumë të tjera. Kontrata për hekurudhën është firmosur dhe puna është në fazën përgatitore të kantierin. Durrës-hani i Hotit është në proces me BE si një nga projektet e fondit të madh të investimeve që është shpallur nga BE, por përtej këtyre, unë besoj se edhe pjesa për të cilën Klodi vendosi një theks, arsimi do të jetë një pjesë e integruar plotësisht. Universiteti i Durrësit së bashku me të gjithë rrjetin, parauniversitar të Durrësit do të jetë këtë dekadë pjesë e metropolit, ku afërsia dhe integrimi do të bëjnë që vendbanimi në Tr dhe Durrës, të mos jetë vendbanim i një zone të ndarë nga tjetra, por një zonë e integruar. Jemi në këtë fazë ë ndërmjetme, me vetëdije të plotë që ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur, të mërzitur, ka shumë arsye për të menduar se gjërat nuk kanë shkuar të gjitha ashtu siç duhet të shkonin dhe unë bashkohem me këtë. Nuk mundem të them që s’kemi kohë për të ndaluar, por për të vazhduar më shpejt përpara. Ndërkohë gjërat kanë ndodhur dhe kanë ndodhur gjëra që as nuk mund të mendoheshin disa vite më parë sepse kemi vendosur disa baza të reja. Pëshembull, nuk mendohej para disa vite më parë që brenda mandatit të 2, të zëronin taksat nëpër biznesin e vogël dhe TVSH. Kjo është një mbështetje që nuk e ka asnjë biznes i vogël në Rajon, pa futur këtu Evropën që ka taksa shumë më të larta. Është fakt sot ky, nuk është një gjë që themi. Do të vijojë kështu deri në 2029 nëse populli do të mbështesë PS. Në planin tonë të veprimit 2021-2025, që nëse sot ne kemi rrogën e pa taksuar 300 mijë lekë, kur them nesër, jo pas katër vitesh, por në janar të vitit 2022 të kemi rrogën e pa taksuar 400 mijë lekë, që fut në fashën pa taksë për pagën, 60 e kusurë % të punonjësve në sektorin publik dhe privat. Ne kemi sot 50% më të lartë pagën minimale. Sot paga minimale është 300 mijë lekë, por nuk mjafton, ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Kjo lidhet me kapacitetin për të paguar, rritur mundësitë e njerëzve dhe të shtetit. Këto punë që kanë nisur do të na ndihmojnë, me pagën minimale do të rrisim vit pas viti në 400 mijë lekë pagën minimale. Kemi rritur pagën mesatare, por nuk mjafton. Ka shumë gjëra që do të ndodhin si pasojë e mundësive të reja që kemi krijuar dhe do të krijojmë. Të rrisim produktin e djathit dhe të ulim të qumështit, e bën vetëm një parti që ka pjesë Agron Dukën. Ne kemi në skuadrën tonë një djalë Dibre, i cili është këtu për të pasur në hapësirën tonë zërin e komunitetit tonë që janë spostuar dhe jetojnë në Durrës. Më thoni si ka mundësi, që duke qenë Durrësi një vend për një shtresë, grup, rreth qytetarësh durrsakë që qysh në krye të herës janë bashkuar me të djathtën. Si mundet që këtij grupi njerëzish, t’i futet në qendër Paloka. Si mundet që të jetë ai, për çfarë? Për të ndërtuar portin turistik? Hekurudhat? Për të vazhduar punën me ujësjellësin? Paloka do i bëj këto, për të ngritur zërin për studentët? Paloka do e mbarojë procesin e rindërtimit? Lagjen e re në Spitallë? Ai do e përfundojë infrastrukturën e shkollave, që janë bërë shkollat më të bukura të Shqipërisë. Paloka? Ky është maksimumi që mund të japi Durrësi për Shqipërinë dhe parlamentit, me Palokën apo Dukën? Ai shfaqet dhe rishfaqet me një Parti Agrare që e mban në garazh. Që ku është bërë kryetari i Partisë Agrare rri tek oborri i PD. Për çfarë? Si mund të jenë këta përfaqësuesit?

Ç’është ky triangolo, mes Dukës, Palokës dhe një trafikanti nga Zvicra, një alternativë për këtë, meqë thonë.

Duke qenë se këtu ka qenë një makineri e madhe balte për të përbaltur PS, duke qenë se ne jemi konfirmuar si forca lokomotivë e Durrësit dhe e Shqipërisë. E djathta këtu ka pasur zërin e Koplikut, ndjesë pastë, një qytet i identifikuar me të djathtën, një qytet që krijoi një elitë lokale që i jepte parlamentit njerëz që mund të kishe të gjithë arsyet jam kundër, por që flisnin me edukatë, gjuhën e asaj tradite, pse jo edhe të asaj shtrese të mesme të shquar që kohën e Mbretërisë, sjell Palokën. Palokën këtu, 1-shi. Si mundet një familje e djathtë që ka qenë këtu të votojë Palokën dhe errësirën. Është dhe një ambasadore këtu e Monës dhe e Lilos. Një ambasadore që vjen do nga nuk e di se ku dhe kërkon votat këtu në Durrës. Si mund të diskutohet që kjo është një fyerje, një tallje, një marrje për budallenj e durrsakëve duke i ofruar këtë milet që duhet mbajtur poshtë tavolinës se të turpëron tavolinën. Unë besoj që realisht, ua them këtë durrsakëve nuk është koha me u marr jo e majta jo e djathta, jo ky jo ai, është kohë për t’u marrë realisht me Durrësin, non stop dhe për t’ia nxjerrë të gjitha potencialet hap pas hapi në funksion të ekonomisë. Durrësi është realisht një aset i jashtëzakonshëm. Kemi bërë shumë por në krahasim me çfarë mund të bëhet jemi ende në hapat e parë. Durrsakëve dhe gjithë atyre që janë në këtë qark, ju them na jepni mbështetjen njëherë tua kthejmë 100 herë. Harxhoni 5 minuta dhe votoni që të vazhdojë puna.

LAJMI KRYESOR: Ekipi i Durrësit, Rama sulm opozitës: Kanë futur një trafikant heroine. Prurjet nga LSI, ura dhe jo hendeqe

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres edi rama ne durres

Sondazh

Poll