Politike

Rama: Spitali i Fierit do të menaxhohet për 3 vite nga turqit, stafi do të përzgjidhet nga ata

21 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
Rama: Spitali i Fierit do të menaxhohet për 3 vite nga turqit, stafi

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët ka thënë se spitali që po ndërtohet në Fier do të menaxhohet nga turqit. Kreu i qeverisë ka thënë se spitali i Fierit do të ketë një personel të përzier duke shtuar se nga Turqia do të vijnë 50 persona që nga menaxheri, shefat e pavionëve, kryeinfermierë dhe do ketë rreth 320 personelë shqiptarë që do të zgjidhen nga stafi turk .

“Turqia deri para 15 vjetësh e ka pasur sistemin shëndetësor në një gjendje shumë të keqe. Ne kemi avancuar në rindërtimin e spitaleve dhe riorganizimin e linjave të furnizimit të tyre dhe tani duhet të hedhim këtë hap. Funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që punojnë në një spital dhe që njëri bën më shumë orë pune dhe tjetri më pak. Si organizohet gjithë kjo? Nga ana tjetër, për të mos humbur në debat teorik është shumë më e udhës të ndjekim rrugën praktike. Spitali rajonal i Fierit do të ketë një personel të përzier. Do të vijnë nga Turqia 50 persona që nga menaxheri, shefat e pavionëve, kryeinfermierë dhe do ketë rreth 320 personel shqiptarë që do të zgjidhen nga stafi turk që janë sot në sistem ose që janë në pritje përmes portaleve dhe pastaj do të ketë një periudhë tranzicioni 2-3 vjet ku i gjithë menaxhimi i spitalit do të jetë në proces dhe ky spital do të shërbejë si pilot për të parë funksionimin dhe për të prezantuar këtë model edhe spitalet e tjera për të ndjekur eksperiencën dhe për të ndarë opinion dhe për të përgatitur autonominë spitalore. Në 4 vitet e mandatit të tretë, do të kemi gjithë kohën e nevojshme për autonominë spitalore”, u shpreh kryeministri Rama.

Ajo që është e paqartë ende është fakti se ku do të shkojnë stafi aktual i spitalit rajonal të Fierit. Në spitalin rajonal të Fierit janë aktualisht në punë qindra mjekë dhe infermierë që ushtrojnë detyrën në spitalin e vjetër, por që akoma nuk kanë marrë garanci nëse do të jenë tek spitali i ri.

(f.g/ a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll