Politike

Kryemadhi denoncon prokurorin e Elbasanit: Po intimidon kandidatët e LSI-së për të favorizuar të vëllanë që garon për P

20 Shkurt 2021, 18:57 Nga DOSJA
Kryemadhi denoncon prokurorin e Elbasanit: Po intimidon kandidatët e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka denoncuar prokurorin e Elbasanit. E ftuar në ‘Kjo Javë’ në News24, Kryemadhi tha se prokurori po përdor pozicionin e tij për të intimiduar e kërcënuar kandidatët e LSI-së për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllain e tij, Besjan Ajazi.

Kryemadhi shtoi më tej se Besjan Ajazi është këshilltar i Taulant Ballës dhe kandidat për Partinë Socialiste në qytetin e Gramshit. Kryemadhi kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të rishikojë emërimin e Ajazit në prokurorinë e Elbasanit.

Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit.

Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme. Ndoshta ky do të jetë një moment shumë i mirë, qoftë edhe konflikt interesi, ai njeri duhet të largohet nga qarku i Elbasanit si prokuror i prokurorisë. Sepse turp më të madh sesa instrumentet e Prokurorisë së qarkut të Elbasanit, apo dhe të policisë, e në emër të Taulant Ballës, do të më vinte shumë keq dhe do të ishte një zhgënjim shumë i madh nga institucionet ndërkombëtare,  të cilët kanë harxhuar para pafund për të depolitizuar sistemin e drejtësisë. Jo vetëm që nuk e kanë depolitizuar, por përkundrazi u kanë dhënë teserën e partisë së Rilindjes,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besjan ajazi kryemadhi denoncon prokurorin e elbasanit monika kryemadhi besjan ajazi kryemadhi denoncon prokurorin e elbasanit monika kryemadhi

Sondazh

Poll