Politike

Gjobitet kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati ndëshkohet me 50 mln lekë: E padrejtë, absurde

20 Shkurt 2021, 20:29 Nga DOSJA
Gjobitet kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati ndëshkohet me

KUKËS– Policia e Shtetit ka gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra kreun e Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmatin. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rexhmati në profilin e tij në Facebook.

Sipas kreut të PD-së, kjo masë ndaj tij është marrë pa asnjë provë, pasi ai vetë pretendon se nuk ka shkelur asnjë rregull të vendosur gjatë kohës së pandemisë.

“Jetojme fundin e kohes se absurdit te rilindjes! Jo vetem qe masa administrative eshte e absurde, pa asnje baze dhe prove te konstatuar ligjerisht, por jane edhe te manget ne njohurite e hartimit te nje shkrese zyrtare: Per “denimin” tim duhet te ankohet pronari i lokalit qe kam pire kafe une!!! Ah se per pak harrova , edhe ankesen kunder ketij vendimi absurd nuk ta mbajne, se nuk kane personel, ndaj jemi te detyruar ta leme tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukes. Kjo nuk eshte “policia jote”, kjo eshte “policia e atyre”, te rilindjes se gjobave! Ta ndryshojme Shqiperine me 25 prill!”- shkruan Rexhmati.

Rexhmati nuk është i pari që merr këtë gjobë. Pak ditë më parë është gjobitur edhe Edmind Spaho, Belind Këlliçi dhe dy zyrtarët e PD-së në Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arif rexhmati gjobitet arif rexhmati arif rexhmati gjobitet arif rexhmati

Sondazh

Poll