Politike

Nën presionin e publikut, Rama kthen pllakën: Bashkë me personalitetet do të vaksinojmë sot edhe të moshuar të zakonshëm

21 Shkurt 2021, 08:27 Nga DOSJA
Nën presionin e publikut, Rama kthen pllakën: Bashkë me

ELBASAN –Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të vaksinuar së pari personalitetet e moshuar mbi 80 vjeç. Nga Elbasani, ku mori pjesë në një takim elektoral, i vënë në qendër të reagimeve nga opinioni publik se po i ndan të moshuarit për nga rëndësia, Rama pohoi sot, se bashkë me personalitetet do të vaksinohen edhe të moshuarit e zakonshëm.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me personalitete, që janë 80-vjeçarë dhe për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, një mesazh përkujdesjeje për ta. Vë re një far sekëlldie kur këta njerëz ndahen nga jeta, ka një moment lotderdhje dhe rrjedhje fjalësh e fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur, nëse ne do duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre, për shkak të mungesës së vaksinës. Nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre te njerëzit, në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo. Nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë, ku do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm. Fillon me ta në mënyrë simbolike, në mënyrë shembullore, për të vijuar me tjerët. Por edhe këtë rast e përdorën për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë dhe ndaj meje. Janë njerëz që i kanë dhënë kësaj shoqërie, kanë kontribuar dhe sakrifikuar për të krijuar vlera në këtë shoqëri, ndaj nuk besoj se do të ishte e denjë të ngrihej gjithë kjo stuhi në gotë, kur bëhet fjalë në fakt për dhjetëra persona, që në peshën e vaksinave që do të bëhen, janë disa pika ujë në det”, tha Rama.

Një deklaratë e tij disa ditë më parë se do të vaksinohen së pari të moshuarit personalitete mbi 80 vjeç, u pikas nga Dosja.al, duke hedhur dyshimin, se a është selektivizim një ndarje e tillë. Opinioni publik doli kundër deklaratave të kryeministrit, duke i cilësuar si kriminale qasje të tilla. Më i ashpër ishte presidenti Ilir Meta, dhe debati i cili kishte në fokus jetën, u shndërrua në akuza të ndërsjellta mes Ramës dhe Metës. I vënë përballë presionit, Rama ka ndryshuar qasje dhe vendim. Ngelet për tu parë sesi kjo çështje do të vijojë kur duhet theksuar se vaksinimi në Shqipëri po bëhet me pikatore.

(a.k.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll