Politike

Rama: Autonomia spitalore do nis në spitalin e ri rajonal të Fierit, më pas do shtrihet në të tjerat! S’do ketë nevojë

21 Shkurt 2021, 09:23 Nga DOSJA
Rama: Autonomia spitalore do nis në spitalin e ri rajonal të Fierit,

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan ka folur dhe rreth autonomisë në spitale. 

Kreu i qeverisë ka thënë se mjekët do të paguhen sipas numrit të vizitave dhe operacioneve që kryen.  Rama tha se nuk do të ketë nevojë për klinika private, pasi mjekët mund të qëndrojnë dhe punojnë përtej orarit.

” Në katër vitet e mandatit të tretë e kemi të gjithë mundësinë të kalojmë spitalet në një sistem autonomie. Mos të ketë nevojë për klinika private, por në spitale të kenë mundësinë të kryejnë punë përtej orarit, përtej rrogës. Detajet e tjera mbeten për t’u diskutuar. Autonomia Spitalore është momenti për të filluar dhe zgjedhja që kemi bërë për të mos bërë hapa të gabuar që të kushtonin më shumë kohë, është që në spitalin e ri rajonal të Fierit është ta përdorim si qendrën dije dhe pilot të autonomisë spitalore duke iu referuar një prej modeleve dhe vendeve që kanë shkëlqyer në shëndetësi në dekadën e fundit dhe që kanë kaluar pikërisht nëpër këto faza dhe kanë shkëlqyer në këtë shekull. Tani duhet të hedhim këtë hap dhe funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Do të shikohet me kujdes ecuria do të nxirren të gjitha mësimet nga puna aty dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që janë në të njëjtin spital ku njëri kryen më shumë operacione e vizita dhe tjetri më pak, se si do organizohet e gjithë kjo është një temë tjetër”, tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll