Politike

Bujqësia në Shqipëri/ Rama: Nga vendi i fundit në rajon, sot vendi i parë në përthithjen e fondeve të BE, falë projekte

21 Shkurt 2021, 09:25 Nga DOSJA
Bujqësia në Shqipëri/ Rama: Nga vendi i fundit në rajon, sot

ELBASAN- Kryeministri Rama në një bashkëbisedim që ka bërë me qytetarët ka folur edhe rrethe sektorit të bujqësisë.

Kreu i qeverisë është shprehur se në këtë sektor janë bërë shumë investime duke e bërë Shqipërinë nga vendi i fundit në rajon në vendin e parë që sot përthith fonde nga BE për bujqësinë.

“Parcelat ishin djerrë jo se njerëzit nuk donin të punonin por sistemit e ujitjes ishin jashtë përdorimit si pasojë e  mosmirëmbajtjes dhe pastrimit të tyre. Ne sot nuk jemi më siç ishim disa vite më parë, vendi i fundit në rajon për kapacitetin thithës së fondeve të BE për bujqësinë, por jemi vendi i parë në rajon, pasi kemi transformuar qasjen dhe mënyrën e organizmit për të adresuar këtë financim të rëndësishëm dhe kemi transformuar marrëdhënien me sipërmarrjen në fshat që kanë sjellë si rezultat projekte të besueshëm. Rruga e bujqësisë është e vështirë dhe me sfida shumë komplekse por e hapur dhe besoj se edhe masa jonë e fundit e naftës pas asnjë taksë për fermerët do i ndihmojnë shumë për të rritur prodhimin. Ne përpara disa vitesh kishim një raport si vend 1 me 7 të eksportit-Importit. Sot eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Është përgjysmaur vlera e importeve se është rrite vlera e prodhimit në vendin tonë”, tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll