Politike

“Kastë me faje shumë më të rënda se politikanët”, Rama u drejtohet ashpër gjyqtarëve dhe prokurorëve: E kthyen drej

21 Shkurt 2021, 09:36 Nga DOSJA
“Kastë me faje shumë më të rënda se

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka folur rrteh gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa i ka cilësuar ata si një “kastë”, pasi sipas tij disa prej tyre janë më shumë fajtorë se politikanët. 

Rama gjatë një bashkëbisedimi në Elbasan, Rama ka thënë se nëse kjo ‘kastë’ nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm.

“Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë të fokusohen për të parë se ajo që kemi bërë ne në këto vite për të pasur një drejtësi funksionale është historike. Është gjëja që mbase vlerësohet shumë herë më pak se ç’vlen në të vërtetë. Rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë. Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët. Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm. Mungesa e një drejtësie që mban të palëkundur gurin themeltar, ka bërë që ne të vuajmë shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat të jenë te më të dobëtit. Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Ose në shumë raste dhunuesit pasi janë dhunuar, kanë ridhunuar. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijësohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur. Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme dhe aspekti tjetër është si do të rrisim ne paralelisht me drejtësinë dhe mundësitë tona ekonomike duke rritur investime publike dhe investimet private dhe ato të huaja. Në mandatin e tretë ne do të finalizojmë disa procese të nisura prej vitesh që kërkojnë kohën e tyre. Ne po punojmë nga të katër anët dhe mendjen se po e bëjmë për fushatë. Nuk është e vërtetë pasi punët që bëjmë sot kanë nisur prej kohësh me ideimin, garën kontrata dhe nuk nis vetëm kur shikon eskalatorin në rrugë” ”– ka thënë Rama. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll