Politike

Bardh Spahia: Edi Rama po injekton propagandë në vend të vaksinës anti-covid! Sillet lart e poshtë si Robert Çamçakëzi

20 Shkurt 2021, 20:17 Nga DOSJA
Bardh Spahia: Edi Rama po injekton propagandë në vend të

TIRANË– Bardh Spahia e ka quajtur kryeministrin Edi Rama Robert Çamçakëzi teksa në një status shkruan se kreu i qeverisë vetëm gënjen. Spahia shton se Rama vetëm gënjen e mburret përsa i përket vaksinimit në Shqipëri, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim në lidhje me të.

Sipas Bardh Spahisë, sa më shumë që i del gënjeshtra në pah, Rama, aq më shumë rrit propagandën duke u shfaqur kudo duke dërguar numrin modest të vaksinave sepse mendon se kështu do të mashtrojë qytetarët.

Statusi i plotë

Edi Rama është bërë qesharak teksa sillet lart e poshte si Robert Camcakëzi dhe flet për proces vaksinimi kur në fakt më i madh është shpenzimi për propagandën se numri i vaksinimeve.
Prej fillimit të janarit Edi Rama vetëm gënjen e mburret se ka siguruar me talentin prej lypësi, sasi të konsiderueshme vaksinash duke dhënë edhe afate herë në javën e tretë të janarit, pastaj në shkurt por fakt është se deri tani sipas shifrave që vetë shpërndan janë siguruar vaksina në dy doza vetëm për më pak se 5 mijë persona.

Dhe sa më shumë i del në shesh gënjeshtra, aq më shumë rrit propagandën, duke u shfaqur vetë kudo ku bëhet numri modest i vaksinave, sepse mendon se do mashtrojë qytetarët kështu. Inskenon edhe teatrin për vaksinimin e personaliteteve, por e vërteta kokëfortë është se mashtruesi që kemi për kryeministër ka siguruar vaksina vetëm për më pak se 5 mijë njerëz, kaq!

Lobimi i vonuar për sigurimin e vaksinave lidhet me modelin që ka ndjekur që në fillim të pandemisë me papërgjegjshmëri kriminale: priste dhurata e ndihma nga donatorë e miq ndërkombëtarë, ndërsa taksat e shqiptarëve i conte për koncesione e tendera sekretë për produkte me cmim disafish më të lartë se tregu. Të njëjtën strategji edhe me vaksinën: priti dhurata, por fatkeqësisht ato nuk erdhën dhe tani Edi Ramës i kanë mbetur vetëm gënjeshtrat dhe ato po ia thotë cdo ditë shqiptarëve pa pikë turpi! Ky njeri i papërgjegjshëm po injekton propagandë në vend të vaksinës!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia shqiperia nis vaksinimin bardh spahia shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll